Në kohën kur situata ende nuk është shtensionuar në veri të Kosovës, duke detyruar të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar e Miroslav Lajcak të rinisjen ecejaket diplomatike në rajon, Albin Kurti, përmendi sërish idenë e shkëmbimit të territoreve duke thënë se kjo cështje ka qenë pjesë e bisedimeve për ndarje të Kosovës.
Teksa kërkoi kërkon ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë për qetësimin e situatës, ai insistoi se një project i tillë, edhe pse i dështuar në forma, duket se po kërkohet të realizohet përmes dhunës.”Janë tre kategori që po i bëjnë këto trazira sepse po e shohin që Kosova është shtet, që Kosova ka polici profesionale që ne jemi vend demokratik që po zhvillohemi, ndërsa ata duan ndarjen e saj, duan copëtimin e Kosovës, ky është synimi i qartë i tyre”, u shpreh ai në një intervistë për TheGeopost. Kurti u shpreh se kjo ide kishte nxitur edhe disa shqiptarë të merreshin me të.
”Shkëmbimi territorial ka qenë emërtimi për ndarjen e Kosovës i cili do t’i joshte edhe disa shqiptarë që ta pranonin”, tha ai. “Ata nuk kanë hequr hequr dorë nga kjo ide, e cila mund të zbatohet vetëm përmes dhunës. Dikur ajo mund të vinte përmes bisedimeve, sot kjo mund të ndodhë vetëm përmes dhunës, ndaj na nevojitet ndihma e partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtarë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian, NATO-s, Mbretërisë së Bashkuar e kështu me radhë”, është shprehur kryeministri. Ai shtoi se Rusia është e interesuar për destabilizimin e Ballkanit sepse vetëm në këtë mënyrë ajo mund ta shmangë vëmendjen nga kriza e brendshme që ka, sepse asnjë popull nuk mund të qëndrojë gjatë pa liri.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GabrielEscobar#MiroslavLajcak#TopChannelNews